Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Akuzat e Zaganit ndaj Tahirit, Antimafia italiane zbarkon në Tiranë

$
0
0

dritan tahoPërfaqësues të antimafies Italiane mbërritën në Tiranë për të kërkuar informacion për ish-shefin e antidrogës së Fierit, Dritan Zagani.

Burime pranë organit të akuzës thanë për mediat se autoritetet e vendit fqinj kanë kërkuar këto informacione pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila hetoi fillimisht ish-oficerin e antidrogës.

Mësohet se në dispozicion i është vënë dosja e procedimit penal për shpërdorim detyre, por edhe të dhëna mbi oficerin e kontaktit italian, të cilit Zagani i jepte informacione për ngarkesat e drogës.

Dritan Zagani u arratis nga banesa e tij, duke thyer masën e sigurimit, ndërkohë që autoritete dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Italisë me dokumente të falsifikuara.

Nga ana tjetër organet e drejtësisë nuk kanë ngritur hetim për deklaratat e dhëna në media të ish-shefit të antidrogës.

Zagani pretendon se të gjitha operacionet antidrogë ishin dekonspiruar nga eproret.

Ne akuza ai ka përmendur dhe emra të zyrtarëve të lartë të policisë se shtetit dhe Drejtorisë së Tiranës, të cilët sipas tij nuk kanë vepruar, duke arrestuar një nga grupet e mëdha të trafikut të drogës.

Dyshohet se, për këto informacione, Zagani ishte shpërblyer me një shumë parash, e cila është provuar edhe nëpërmjet Agjencisë së Transfertave të Parave.

Fakti që informacionet e Zaganit kanë mbërritur tek Guardia Di Financa Italiane është provuar në përgjimet e prokurorisë shqiptare.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128