Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

“Pse vjen shpesh te shtëpia jonë?”, mbesa godet hallën me thikë

$
0
0

thikShkonte vazhdimisht në shtëpinë e vëllait, ndërhynte në çështjet e familjes së tij, duke u bërë e bezdisshme.

Një vajzë 29 vjeçare në Tiranë, ka plagosur me thikë hallën e saj, duke e bërë fajtore se fuste hundët në punët e familjes dhe se prej saj shpesh lindnin probleme familjare.

Ajo i kishte thënë disa herë hallës që të mos vinte aq shpesh në shtëpinë e tyre, pasi sillte probleme me çdo vajtje të saj, por gruaja nuk hiqte dorë nga vizitat e vazhdueshme, deri sa u sulmua nga vajza e vëllait.

E plagosura është 53 vjeçarja M.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se e reja Pavlina Pishaj i kishte thënë disa herë motrës së të atit që të mos vinte shpesh në shtëpinë e tyre, pasi i bezdiste dhe krijonte konfikte në familje me fjalët e saj.

Hallë e mbesë ishin zënë disa herë mes tyre, por ditën e djeshme situata ishte agravuar, duke bërë që 29 vjeçarja të rrëmbejë një thikë në kizhinë dhe të qëllojë motrën e të atit.

Gruaja u dërgua për ndihmë në spital, ku aty u zbulua gjithë sa kishte ndodhur dhe u lajmërua policia, duke çuar në arrestimin e së resë nga efektivët e komisariatit nr.6. Pavlina Pishaj ndodhet në polici, ku po merret në pyetje për të dhënë më shumë detaje nga ngjarja me pasojë plagosjen e hallës së saj 53 vjeçare./NOA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128