Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Studentja fierake hidhet nga pallati në Tiranë, e refuzoi një femër

$
0
0

22Një vajzë 20 vjeçare i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga tarraca e një pallati në qytetin e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur sot paradite në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, te rruga “Artan Lenja” pranë fakultetit të Inxhinierisë, raporton noa.al.

Vajza rreth 20 vjeçe, ka hipur në tarracën e pallatit dhe është hedhur që andej duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje në kushtet e tronditjes së thellë psikike, për një dashuri në kufijtë e të pamundurës.

E ndjera ishte lezbike dhe ishte e dashuruar me një vajzë tjetër.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar si provë materiale një letër që vajza e ndjerë ka lënë. /a.b/noa.al

NOA.al ju zbardh një pesë të letrës, e cila është shkruar plot emocion dhe zhgënjim. Letra i drejtohet vajzës që e ndjera dashuronte dhe mesa kuptohet në tekstin që ka shkruar, mes tyre kishte një raport, por nuk nëse kishte mbetur apo jo në kufijtë shoqërorë apo kishte avancuar.

“Dashuria ime ka qenë e sinqertë, por ti kështu ke bërë gjithmonë. Po hidhem sepse nuk po e duroj dot këtë që po më bën. Ti më mashtrove, unë nuk duroj dot më, të kam shumë xhan. Unë po iki që të mbetet shumë brenga, të kam shumë xhan”, – përfundon letra e studentes 20 vjeçare nga Fieri./NOA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128