Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Detajet e tmerrshme! 17-vjeçarja aborton fëmijën me deformime: Më përdhunoi babai

$
0
0

perdhunim-620x330_0Policia e Vlorës  ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet V.Ç, pasi dyshohet se ky 41 vjeçar, ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij adoleshente.

Detaje të tmerrshem janë zbardhur nga kjo ngjarje. 17 vjeçarja nga Vlora ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga i ati pak muaj më parë dhe fryt i këtij përdhunimi dyshohet se ishte edhe foshnja që mbante në bark.

Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici.

Vajza kur mësoi që ishte shtatzënë, ajo u detyrua të abortojë fetusin me deformime.

Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN­-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17 vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.

Në një prononcim për News 24, nëna e vajzës tregon për shtatzëninë dhe peripecitë e të bijës deri në abortim por edhe problemet që ka shfaqur më vonë.

“Kohët e fundit vajza nuk po ndihej mire, bëri testin, rezultoi shtazënë. Ne e çuam në spital por fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën që vajza ta abortojë fëmijën. Pas abortit vajza ka paraqitur probleme shëndetësore”,­ tha ajo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles