Policia ka publikuar sot momentet e arrestimit të 27-vjeçarit Ndue Bushati nga Mamurrasi. Ai u prangos në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Valiasit” duke udhëtuar në këmbë në drejtim të Kamzës.
Deri aty kishte mbërritur me makina të rastit. I riu u pikas nga një patrullë policie që ngjalli dyshime për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij. Ai është ndaluar dhe është kontrolluar.
Në një qese që mbante në dorë iu gjetën 11 kallëpë tritoli. Bushati tha se atë ia kishte dhënë Maliq Lika, 24 vjeç, banues në Laç për ta çuar në Tiranë.
Hetimet janë përqendruar për të mësuar se cili ishte destinacioni përfundimtar i lëndës shpërthyese dhe nëse do të përdorej për ngjarje kriminale.
Nga hetimet mësohet se asnjëri nga dy të rinjtë e arrestuar nuk ka pranuar të flasë. Dihet vetëm që sasia e eksplozivit ishte marrë në afërsi të Fushë-Krujës, në rrugën që lidhet me qytetin e Laçit.
14988737_1049148485183121_4680919035813036032_n by revistaime