Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Braktiset nga nëna, 7 – vjeçarin nga Shkodra nuk e pranon Gjendja Civile

$
0
0

14884709_1361881613831724_2946739475982103474_o-1024x574
Duket se fati ende nuk ka trokitur për Alfonsin, djalin 7 – vjeçar i cili jeton në komunën Rethina në Shkodër. I braktisur nga mamaja e tij biologjike kur ishte vetëm 4 muajsh, tashmë ai është i “braktisur” edhe nga Gjendja Civile, pasi kjo e fundit nuk e ka të regjistruar emrin e tij dhe Alfonsi ligjërisht nuk ekziston.

Babai i 7 – vjeçarit, Anton Dakaj, për mikrofonin e emisionit investigativ “STOP” tregon se nga bashkëjetesa me partneren, e cila sot nuk ndodhet më në Shqipëri ka sjellë në jetë Alfonsin, por për regjistrimin e fëmijës i thonë se duhet të hapë gjyq, e Antoni nuk ka para. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i ka sugjeruar ta regjistrojë si fëmijë të gjetur. Ndërsa kreu i Njësisë Administrative, Vlash Pjetri, shpjegon se pa prokurën e së ëmës, Alfonsi i vogël nuk mund të regjistrohet.

Unë jam Anton Dakaj, nga Tropoja. Kam gati 30 vjet që jetoj në Shkodër. Kam një fëmijë, nuk kam gjetur asnjë rrugëzgjidhje për regjistrimin e tij. Të gjitha institucionet këtu në Shkodër i kam shëtitur, me komunë Rrethinë, me Bashki… Kam qenë në bashkëjetesë me atë grua, por ma ka lënë fëmijën 4 muajsh në rrugë të madhe. Unë jam detyruar e kam marrë, e kam rritur, por nuk kam gjetur zgjidhje asgjëkundi për ta regjistruar. E kam çuar në shkollë, por kjo gjë është sot për nesër edhe në shkollë.

I kam shkuar edhe Voltana Ademit. Më tha pse nuk e ke regjistruar fëmijën sikur të ishte fëmijë i gjetur? Por unë nuk e regjistroj si të tillë, pasi e kam rritur vetë që 4 muajsh. Jam lodhur për t’i blerë gjërat sepse jetoj në shtëpi me qera, pa asnjë të ardhur. Kam jetuar tri vjet në karrocë në shtëpinë time, vetëm 11 muaj më kanë dhënë KEMP dhe më pas ma kanë ndërprerë. Gjendja Civile nuk ta var fare, të thonë që duhen letrat e ish asaj që ke bashkëjetuar. Por ajo nuk dëgjon që t’i çojë, ajo ka ndërruar emër, mbiemër, çdo gjë, është e martuar në Maqedoni. Ajo nuk ka dëgjuar asnjëherë për të çuar asnjë dokument.

Kjo për shembull është çertifikata e lindjes së djalit. Këtë letër nuk e pranojnë dhe thonë shko e drejtohu gjykatës. Por gjykatës me çfarë t’i drejtohem unë? Mua mezi po me del të ha bukë. Ku ti marr unë 1000 euro që kanë kërkuar në gjykatë për të hapur gjyqin?”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128