Konfirmohet gjetja e më shumë se 3 tonë drogëve në magazinat e ish-pularisë në Rrëshen.
Burime nga policia thanë se, është kapur sasia e madhe e kanabis sativës.
Të arrestuar janë 15 persona. Por përtej këtij operacioni, rasti bëhet i rëndë pasi policia lokale në Rrëshen ka refuzuar të ndërhyjë për sekuestrimin e drogës dhe kapjen e personave që kishin të bënin me të.
Operacioni u finalizua pas mbërritjes së forcave të FNSH dhe RENEA. Deri më tani nuk kemi ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë rast, i cili përbën një tjetër skandal sa i përket implikimit të strukturave shtetërore në trafikun e drogës.