Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Zbulohet punishte droge në Shkodër, sekuestrohen mbi 6 mijë rrënjë kanabisi

$
0
0

f8b02d73-47a0-45a4-bf16-c11811a6959c
Policia e Shtetit ka zbuluar në fshatin Pult të Shkodrës rreth 6 mijë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Kështu, gjatë operacionit të zhvilluar u gjetën 6555 bimë në proces tharjeje.

Policia e Shtetit vijon operacionet antidroge ne te gjithë vendim. Në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrolle në vendin e quajtur “Fra i Madh” në Pult dhe si rezultat i veprimeve të kryera u arrit që të identifikohen 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 Kodit Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles