Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Mashtrimi/ ‘Na vodhën, më lidhën’, policia zbulon të vërtetën e gruas nga Ndroqi

$
0
0

policia
Inskenim i një ngjarje dhe skenari fiks për një film. E tillë është historia e një gruaje që jeton në fshatin Pinet të Ndroqit, e cila për të tërhequr vëmendjen e bashkëshorit të saj, me të cilin pranon se prej kohësh nuk kishin marrëdhënie të mira, ka sajuar historinë e grabitjes së parave nga një hajdut i cili edhe e kishte lidhur.

Por nga hetimet e policisë, u gjetën paratë të fshehura në dhomën tjetër të shtëpisë, nga vetë gruaja, dhe se ishte lidhur po vetë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 22.02.2016, rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur nje njoftim se në fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh.

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje.
Nga informacionet e marra është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një mardhënie të mirë me njëri tjetrin.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetësja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në një nga dhomat e tjera shumën e lekëve (të cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se ka lajmĕruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.

Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase.
Nga intervistimi paraprak , shtetësja Dalina Azuni,pranon se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim dhe kishte mosmarreveshje mes tyre.

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases:

– Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles


Prishtina Reisen


Femij i vogel ne enderr


Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)


Urime Ditelindjen Shoqe


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


S’ka më modele thatanike për Gucci dhe Dior


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Kerkoj 2 mashqi