Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Katër nxënëse në urgjencë në Fushë Krujë, mjeku: Dyshojmë se u dogj kanabis

$
0
0

Ambulanca-1Katër nxënëse të shkollës 9-vjeçare në Bilaj të Fushë Krujës përfunduan në urgjencë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Policia sqaron se bëhet fjalë për katër vajza, të cilat menjëherë pas pushimit të madh kanë pasur vështirësi të marrim frymë.

Ato janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se rasti ka ndodhur për shkak të djegies së mbeturinave.

“Nga ana e Efektivave të Policisë janë pyetur drejtori dhe mësuesit, të cilët kanë pohuar se në oborrin e shkollës, rreth 20 metra larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur”, sqaron policia.

Ndërsa mjeku i urgjencës, Kastriot Mustafa tha për News24: “Dyshojmë se u dogj kanabis”.

“Vajzat erdhën me marrje mendsh, kishin probleme me frymëmarrjen”.

“Dyshimet për kanabis vijnë nga deklaratat e vajzave”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128