Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Postimet e fundit të tre shoqeve të ngushta që vdiqën në Sukth

$
0
0

vajzatTre vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sukth, ishin shoqe të ngushta. Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti kanë shumë foto me njëra- tjetrën në Facebook. Ato duket se i kishin pasion udhëtimet, pasi në profiliet e tyre në FB ka shumë postime së bashku, gjatë udhëtimeve. Vetëm pak orë para aksidentit që do i merrte jetën, një nga vajzat, Elona ka lënë postimet e fundit.

Rreth orës 11:00 të natës së mbrëmshme, Elona ka ndarë me miqtë një foto ironizuese me peshën. “Kush ka humbur 5 kg të vijë se i kam unë”.

izabel1

Kurse vetëm pak para kësaj, ka postuar një poezi të Teodor Kekos.

Më 8 tetor, Izaleba ka ndarë nga profili i saj fotot me dy shoqet, komentuar, “Duke shijuar diten me Gretën dhe Elonen”.

Postimi i fundit i Gretës, është tatuazhi që babi i saj ka bërë, me emrin e së bijës.

tatu

Po në tetor, Greta ka postuar në faqen e saj në FB, një video, xhiruar nga brenda makinës në lëvizje, ku dëgjohet muzikë greke dhe ndodhet e relaksuar së bashku me dy shoqet e saj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128