Biznesmeni Nikollaq Neranxi është kërcënuar me jetë nga një person në fshatin e Livadhit në Himarë.
Ngjarja është denoncuar nga vet biznesmeni, i cili thotë se, ka qenë nën shoqërinë e familjes dhe të miqve kur një person i zuri pritë.
Sipas tij, personi që e kërcënoi me jetë është L. Kumbara, ngjarje të cilën e denoncoi edhe në policinë e Himarës.
Personi që e kërcënoi me jetë mësohet t’i ketë thënë: “Kush je ti që kalon në tokën time, të fus plumbin”.
Të paktën kjo është dëshmia e dhënë nga biznesmeni Nikolla Neranxi. Ai shton se, për këtë ngjarje ka dhe dëshmitarë që kanë parë të gjithë skenën kur biznesmeni është kërcënuar.