Një sasi prej 50 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia në qytetin e Memaliajt.
Lënda narkotike u gjet në një automjet që po qarkullonte në një rrugë dytësore, për të cilën kishte ardhur një informacion në rrugë operative.
Policia i ka bërë shenjë drejtuesit të mjetit për të ndaluar, por drejtuesi nuk e ka zbatuar urdhrin duke qarkulluar me shpejtësi e duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Më pas, drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën në një arë, duke u larguar më pas në këmbë.
Policia ka mundur ta identifikojë, dhe ta shpallë në kërkim shtetasin me iniciale S.V, 49 vjeç, banues në Bulqizë./ORA