Drejtori i multimediave “Mapo”, Alfred Lela, ka postuar pak minuta më parë në profilin e tij në Facebook, një mesazh ngushëllues tepër prekës për të ndjerin pedagogun e UET-së, Profesor Gilman Bakalli, që sot u nda nga jeta papritur në mënyrë të parakohshme.
Bakalli ishte editorialist i gazetës Mapo. Stafi i gazetës i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes së tij.
Por edhe në rrjetet sociale kanë vërshuar ngushëllimet dhe mesazhet prekëse për të ndjerin Bakalli, i cili u shua në moshën 49-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Ja statusi i plotë i Drejtorit të multimedias “Mapo”, Alfred Lela:
“Pak njerez qene pro jetes si ti, Gilman. Ndoshta, me kete intensitet ti sfidove pikerisht ate jete qe vendosi te te binte shkurt. Do te takohemi serish, mik i dashur. Deri atehere do te te mbaj mend keshtu: i gatshem per nje gezim; nje Akil qe jetoi shkurt, por fort dhe si burrat. U prehsh ne paqe!”.