Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Mashtrojnë në facebook 17-vjeçaren dhe e përdhunojnë, dy në pranga

$
0
0

charli hebdo prangaNjë 17-vjeçare nga Fieri ka rënë pre e mashtrimit në facebook nga dy bashkëqytetarë të saj, të cilët pasi e kanë mashtruar, e kanë çuar në një zonë periferike të qytetit ku dhe e kanë përdhunuar. Policia e Fierit ka arrestuar dje dy autorët e përdhunimit të 17-vjeçares me iniciale A.G, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në këtë qytet.

Të arrestuarit janë 36-vjeçari, Eduardo Hoxha, banues në fshatin Mbyet në Fier dhe 22-vjeçari me iniciale G.A, banues në lagjen “16 Prilli” Fier. Mësohet se ka qenë 36-vjeçari Eduardo Hoxha që ka kontaktuar përmes rrjetit social facebook me adoleshenten. Teksa kanë lënë takim, Eduardo dhe shoku i tij e kanë marrë të renë në automjetin e tyre. Më pas ata janë drejtuar në një zonë periferike të qytetit, ku dhe kanë ushtruar dhunë seksuale karshi 17-vjeçares.

Kjo e fundit më pas ka bërë denoncimin në polici dhe vetëm ditën e djeshme u bë e mundur kapja e dy autorëve. Vajza ka rrëfyer njohjen me të dyshuarin në rrjetin social facebook dhe takimin me të. Ajo i tha policisë se Hoxha e ka çuar në një zonë periferike të qytetit dhe jashtë dëshirës së saj ka kryer marrëdhënie seksuale. I pranishëm ka qenë edhe një tjetër person i identifikuar tashmë nga policia si 22-vjeçari me inicialet G. A.

Të dy këta persona akuzohen për marrëdhënie seksuale me të mitura, kryer në bashkëpunim. Ndërsa dy ditë më parë, policia e Sarandës arrestoi një 37-vjeçar nga Ksamili, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por u denoncua në polici para tri ditësh, vetëm pasi fëmija i tregoi një të afërmit të tij, i cili njoftoi prindërit e 8-vjeçarit dhe më pas policinë.

Sipas hetimit të policisë rezulton se 37-vjeçari Odhise Kaçi ka thirrur në banesën e tij të miturin, të cilit i ka thënë t’i blinte një paketë cigare. Por gjatë kësaj kohe dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me 8-vjeçarin, i cili nuk iu ka treguar prindërve pas ngjarjes. I arrestuari ka pranuar faktin se ka kryer veprime të turpshme me të miturin, ndërsa mjekësia ligjore doli në konkluzionin se 8-vjeçari nuk është abuzuar seksualisht. Ngjarja e Fierit dhe ajo e Sarandës tashmë po hetohen nga prokuroritë e dy rretheve, të cilat pritet të kërkojnë masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e dyshuar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128