
Xhulio Shkurti është nipi i një emri të njohur në botën e krimit, Aldo Bares, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti. Të rinjtë u dërguan për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë për shkak të plagëve. Policia tha se ka identifikuar personin që i plagosi dhe është vënë në ndjekje të tij.