Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur për vdekje në Peqin.
Fëmija u përplas nga kamionçinë.
Megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, 10-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke gjetur vdekjen gjatë rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj, kur fëmija po tentonte të kalonte rrugën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të dhënë sqarime për ngjarjen.