Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Kufoma pa kokë e gjymtyrë, policia: Na ndihmoni ta identifikojmë

$
0
0

viktimaNëntë ditë pasi ka gjetur kufomën e një mashkulli në Kodrat e Selitës, policia e Tiranës është dorrëzuar për identifikimin e saj.

Në një njoftim, ajo iu bën thirrje qytetarëve për ndihmë. Policia thotë se kufoma i përket një mashkulli të moshës rreth 20 vjeç dhe gjatësi mbi 160 cm.

Së bashku me skeletin janë gjendur: një palë atlete “adidas”, një palë tuta, ngjyrë blu si dhe të brendshme ngjyrë gri me mbishkrimin “Men Sport”.

14375286_1190924057595209_901855283_o

“I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose në numrin e telefonit 0694110202”, theksohet në njoftimin e policisë.

14374621_1190924100928538_403850427_o

Kufomës i mungonin gjymtyrët, ndërsa koka është gjetur e shkëputur nga trupi. Dyshohet se viktima ka të paktën 1 vit që ka ndërruar jetë./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images