Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Shkaku pse iku me biznesmeni Faad Mitri, ja çfarë ndodhi në spital

$
0
0

faad-mitri-1Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane Faad Mitri, që u largua sot nga Shqipëria pasi u masakrua nga persona ende të panjohur, është kërcënuar edhe në spital.

Kështu raporton portali “360gradë.al”, që shkruan se biznesmeni i huaj u kërcënua edhe në spitalin “Hygeia” gjatë kohës që ishte nën ruajtjen e autoriteteve.

Faad Mitri u dhunua barbarisht para disa ditësh në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit.

Shkak i ngjarjes dyshohet se është pronësia për një truall në Gjirin e Lalzit, ku kompania e përfaqësuar nga biznesmeni do investonte 450 milionë Dollarë për ndërtimin e një resorti turistik.

Por, ngjarja e rëndë bëri që biznesmeni dhe kompania “OMNIX” të largoheshin përfundimisht nga Shqipëria duke hequr dorë nga investimi.

Screenshot_7


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128