Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Nis aksioni për heqjen e kabllove të tmerrshme!

$
0
0

kablloAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shtrijë aksionin për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin.

Sipas një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike Brenda 31 Dhjetorit 2015.

Sipas AKEP, në këtë fazë do të ndërhyhet jo vetëm te linjat që shfrytëzojnë shtyllat elektrike, por, edhe në brendësi të zonave të banuara ku gjendja e instalimeve është jashtë kushteve teknike që kërkojnë rregulloret.

Sipas informacionit të AKEP, në fazën e pare të aksionit, që u shtri deri në 15 Korrik për

Tiranën dhe 15 Qershor në qytetet kryesore të vendit u eleminuan rrjetet kabllore ajrore në

zonat urbane me dendësi më tëmadhe, qendrat e qyteteve, pjesët Brenda unazave, hyrjet e

qyteteve apo rrugët kryesore, pjesë të cilësuara si shumë problematike. Nga puna e kryer

këto muaj, konstatohet se rreth 70 % e rrjetit ajror është braktisur dhe nuk përdoret më nga

operatorët.

Kjo ka krijuar problematika me sigurimin teknik, duke rritur rrezikun e ngatërrimit me linjat

elektrike, por ka ndikuar edhe në cilësinë e rrjeteve, pasi është shumë e vështirë të

identifikohet linja funksionale, duke qenë se operatorët kanë instaluar linja të reja.Gjatë fazes

së parë u konstatua që në disazona kishte tubacione që u perdorën për të kaluar linjat e

mëparshme ajrore, por njëkohësisht disa Bashki dhanë leje për shtrimin e linjave në rrugë

kryesore dhe qendrat e banimit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128