Pas dëshmisë së parë ku pranoi se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar dhe pas 1 muaji do trafikonte 200 kg kanabis, piloti italian ka ndryshuar version.
Avokati i Guido Guidit, Aleksandër Ndreraj ka kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që të provojnë dyshimet se italiani fluturoi drejt Shqipërisë për trafik droge. Ai përsëriti qëndrimin e klientit të tij se Guido Guidi erdhi për turizë, raporton “Top-Channel”.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjeve që duhet t’i përcjellin kompanitë celulare, për të konfirmuar me prova nëse ditën e ngjarjes Guidi ka folur në telefon vetëm me familjarët e tij apo edhe me persona të tjerë në Shqipëri.