Rastet e maniakëve që nuk arrijnë të përmbajnë hormonet e tyre, po shtohen si kërpudhat pas shiut, sidomos nëpër urbane. Megjithëse ata denoncohen gjithnjë e më shumë, duket se ata nuk përmbahen dhe s’kanë turp, por e bëjnë hapur nën syrin e të gjithëve dhe ndaj çdokujt.
Rasti i mëposhtëm ka ndodhur në një urban në Durrës, siç shihet në video djali edhe pse ka goxha vend në autobus i është ngjitur nga pas një zonje e cila duket e vjetër në moshë.
Të gjithë udhëtarët e tjerë janë habitur nga ky i ri, madje dikush nuk ka nguruar dhe e ka dërguar videon pranë Jetaoshqef.
“Përshëndetje Jetaoshqef. E di që raste të tilla ka plot në Shqipëri, por qenka shumë e pështirë ta shohësh nga afër. E gjora ajo plaka, edhe pse nuk lëviz, jam i sigurt që është e shokuar nga djali që i është ngjitur pas. Nga ai maniaku që kërkon të shkarkohet te një plakë”./JOQ/