Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Avioni në Ishëm/ Shoqërohen 4 persona. Dëshmitarët: Toka e përshtatur si pistë së fundni

$
0
0

001191730Prokuroria dhe policia ka shoqëruar 4 persona në lidhje me avionin e vogël që u rrëzua në Ishëm të Durrësit, që dyshohet se do të bënte trafik droge.

Mes të shoqëruarve është pronari i tokës ku u ul avioni që drejtohej nga piloti italian 69-vjeçar. Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Pritet që edhe piloti të shoqërohet nga hetuesit, pavarësisht se paraprakisht ka deklaruar se u ul për shkak të një defekti teknik.

Dëshmitarë pranë vendngjarjes kanë deklaruar për “Report TV” se, vendi ku u ul avioni tip Piper është përshtatur për të krijuar një pistë, pasi më parë nuk ka qenë e tillë. Kjo ka shtuar dyshimet se pista e përshtatur ka lidhje me trafikun e mundshëm të drogës me avion.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles