Nga Noizy me Babastars te sherri mes të rinjve në Pogradec që degenerojë me vrasje, gjithçka nis në rrjetete sociale, por shteti është totalisht i paaftë të monitorojë,e të parandalojë situatat alarmante.
Shumë adoleshentë në rrjetete sociale publikojnë adhurimine tyre për dhunën, madje pozojnë me armë dhe tashmë janë kthyer edhe në vrasës si në arstin në fjalë.
“Molla e sherrit” mes dy adoleshentëve në Pogradec mësohet se ishte një vajzë që pëlqente Fabio Hilës, 17 vjeç nga Pogradeci.
TV Report shkruan se Hila e ngacmonte shpesh në rrjetet sociale vajzën dhe madje shoqëria shprehet se, ata të dy kanë qenë të lidhur bashkë.
Por duket se vajza ngacmimet e djaloshit ia ka përcjellë shokut të saj, Fabian Muçllarit nga Vërdova e Pogradecit dhe ky i fundit është konfliktuar ashpër me Hilën, grindje që degjeneroi deri në vdekjen e 17-vjeçarit, mësoi “Report TV”.
Sot, autori Fabian Muçllari para policisë ka dëshmuar se nuk është penduar për vrasjen që kreu.
Të rinjtë u konfliktuan në një lokal, pikë bastesh në Pogradec dhe Muçllari i cili u largua nga aty, u rikthye me një kallashnikov duke qëlluar në ajër dhe më pas në drejtim të Hilës.
17-vjecari vdiq rrugës për në spital nga një plumb në zemër.
Autori i vrasjes se Fabio Hiles ne Pogradec mori hak pasi doli nga spitali. Ai ka qene i shtruar ne spital e traumes ne Tirane per shkak te nje plage ne koke pas sherrit dy muaj me pare me viktimen e se martes.
Ditet e para Fabian Muçllari ra ne koma, por me pas gjendja e tij erdhi ne permiresim. Dy te rinjte ishin zene per nje vajze ne ambjentet jashte nje diskoje ne Pogradec. Atekohe Fabio i kerkoi 18 vjecarit nga Verdova te mos i ngacmonte kusheriren e tij ne facebook.
Kercenimet u pasuan edhe me goditje me dru ne koke dhe Muçllari perfundoi ne spital.
Policia nuk e rregjistroi kete ngjarje, e cila do te pasohej me hakmarrjen e frikeshme te marten ne qender te qytetit te Pogradecit.
Te dy gjimnazistët e lane per te folur mbi sherrin e kaluar në një lokal ne rrugen Rinia. Fabio Hila shkoi me dy shokë dhe kushëririn e tij. Por Muçllari nga fshati Vërdovë shkoi ne takim i armatosur me një Kallashnikov.
Kushëriri i viktimës i është lutur vrasësit të mos qëllojë, por Fabian Muçllari ka qëlluar në ajër për të nxjerrë nga lokali të gjithë klientët, përveç Fabio Hilës.
18 vjeçari u përpoq të fshihet pas banakut për t’i shpëtuar plumbave, por ishte e kot. Fabian Muçllari e kishte marre ne shenje dhe qelloi me bresheri duke i shkaktuar vdekjen kundershtarit te tij. Me pas ai u largua nga vendi i ngjarje per tu vene ne pranga vetem pak minuta me vone nga forcat e policise se Pogradecit.
Fabian Muçllari, banor i fshatit Vërdovë në Pogradec tani ndodhet pas hekurave për vrasjen e Fabio Hila, 17 vjec, banor i Pogradecit. Fabian Muçllari ishte një personazh i njohur për policinë e zonës.
Në profilin e tij në facebook ai sillet si një gangster që adhuron armët, bandat.
Madje ai ka vendosur foto cover Jetnis Dollapin, i njohur ndryshe si roja i Emiljano Shullazit dhe mik i repperit Stresi, që humbi jetën pak kohë më parë në një aksident me motor.
Ndërkohë, një grua në FB që mendohet se ëhstë nëna e viktimës, duke vendosur foton e të birit, e pikëlluar shkruan: “Si u shojte o bir. Si mi thave syte o bir. Si me le vete o bir. Mucin tend. Bucin. Si i mbylke syte o biri im. Kush te vrau o bir. Kush ta coperoi zemren me plymb o bir. Ku ishte zoti o bir qe nuk te mbrojti po me thau shpirtin..qe vetem ti e ndricoje o bir… o. Bir. Oooo. Biri im”.
Zonja në fjalë me iniciatel B.A ka marrë shumë ngushëllime për vdekjen e djalit.
Ndërkohë edhe në profilin e vrasësit kanë shpërthyer komentete. Një komentuese e quan “turiuridth”. Dikush tjetër i uron që të përfundojë si idhulli i tij Jetnis Dollapi./Mapo.al