
Kushdo që i drejtohet Agjencisë së trajtimit të Pronave është dëshmitar i një kalvari të gjatë proçedurash që s’kanë të sosur. Agjencia e trajtimit të pronave, e drejtuar nga Sonila Qato, ka hyre në një apati të thellë. Prej mujash Autoriteti i Trajtimit të Pronave nuk lëshon asnjë vendim duke e izoluar tërësisht aktivitetin. Ndërkohë pronarët vërtiten në pritje të një pergjigje.
Takimet me drejtoreshën duken një mission i pamundur.
Tabloja e çdo dite në këtë institucion është e njëjtë – kudo përballesh me qytetarë që presin për të marrë një përgjigje që duket se nuk do të vijë kurrë.
E drejta e pronës është ndër të drejtat themelore bazë, të sanksionuara në kushtetutë. Rreth një vit para zgjedhjeve elektorale, partia në pushtet ka filluar të mendojë për votat, por duket se nuk ka në fokus njerëzit me të drejten e pamohueshme të pronës. Ndaj mosdhënia e vendimeve për pronat, krahas kostos sociale për shoqërinë, rrezikon të ketë kosto politike edhe mazhorancën aktuale./ABC