Një maqedonas është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërsa për një tjetër ka nisur procedimi penal. Sipas policisë së qytetit bregdetar ata falsifikonin pasaporta dhe karta.
Zore Lozanovski, 45 vjeç u ndalua nga policia, ndërsa për 35-vjeçaren Biliana Nancovska nisi procedimi.
Kur u ndaluan nga policia në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar Zore Lozanovski ka paraqitur dokumente të ngjashme si të Europolit.
Gjatë kontrollit të ushtruar atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan: 1 pasaportë diplomatike me mbishkrimin “Knights of Malta” dhe disa karta me mbishkrimet “Europolice Fedaration”.
Zore Lozanovski është person me precedent penalë të mëparshëm po për të njëjtat vepra penale./tvklan.al