Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Itali: Shqiptari prangoset me nënën e gruan, kapet me 100 000 € kokainë

$
0
0

kokainaNjë sasi prej gjysmë kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane përgjatë autostradës në Del Sole.

Policia e Modenas po patrullonin si zakonisht në rrugë duke kryer kontrollin e automjeteve. Në një nga kontrollet, policia është përballur me korrierët e drogës.

Një automjet tip Hyundai Atos u ndal nga policia dhe personat në bord u morën në pyetje, duke demonstruar nervozizëm që në fillim.

Tre udhëtarët shqiptarë po ktheheshin në shtëpi në Borgo Massano, duke mos justifikuar arsyen e udhëtimit të tyre.

Policia i rimori në pyetje dhe më pas nisi kontrollet e imtësishme të makinës ku kanë gjetur të fshehur 490 grama.

Të tre personat janë arrestuar për posedim droge.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, me sa duket ishte korrier droge.

Të arrestuarit, përbëheshin nga nëna, i biri dhe gruaja e tij shtatzënë. Substanca narkotike kap shifrën e 100 mijë eurove./ORA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128