Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrasja e zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, gjendet e djegur makina e autorëve

$
0
0

jakuNjë ditë pas vrasjes me armë zjarri të zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, policia ka gjetur të djegur makinën e cila dyshohet të jetë përdoruar për t’u larguar nga autorët e vrasjes.

Mjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa autorët dyshohet se e kanë braktisur atë pasi janë ndjekur nga policia.

Saimir Jaku u ekzekutua nga dy persona të maskuar dhe me armë kallashnikov një ditë më parë në momentin që ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Autorët e ngjarjes ikën me shpejtësi dhe policia nisi ndjekjen menjëherë, pasi atentati ndodhi shumë afër Komisariatit të Policisë.

Viktima, mësohet se është punonjës i OSHEE. Kompania me një deklaratë dënoi aktin kriminal, ndërsa sqarohet se Saimir Jaku deri në fund të gushtit mbante detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Larte Veri.

Në shtator ai është transferuar në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike./TCH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128