Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Polici e ndalon për rripin e sigurimit, shoferi: Më fal, kam njerëz të sëmurë

$
0
0

850x636_supergjobat-933x4451473342941Policia rrugore po vijon fushatën për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për vendosjen e rripit të sigurimit. Një person është ndaluar për parakalim të gabuar dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërsa një tjetër shofer është këshilluar, pasi në vendin e parë të automjetit ndodhej një grua me fëmijë, e cila u kalua pas makinës.

Polici: Përshëndetje zotëri, si kaloni

Shoferi: Po ikja me shpejt se kam njerëz në spital o burrë

Polici: Ke njerëz në spital, po nuk mund të ecësh në atë mënyrë se bëhesh burim aksidenti

Shoferi: E di të kërkoj falje, të kërkoj shumë ndjesë, por kam njerëz të sëmurë.

Polici: Mirë në rregull, vendose rripin e sigurimit.

Shoferi: Mirë, më fal për zotin. Më fal për shpirt, për zotin

Kodi rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170, masa administrative varion nga 5.000 deri në 15.000 lekë, si dhe masa plotësuese pezullim i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit.

Në këtë kuadër Policia Rrugore do vijojë fushatën sensibilizuese deri me datën 10.09.2016 ku do ketë vetëm këshillime dhe pas kësaj date do zbatohen masat administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Njëkohësisht vijon shpërndarja e mijëra fletëpalosjeve ku u jepen drejtuesve të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve te fundit janë arritur këto rezultate.

Janë vendosur gjithsej 1.682 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 49 Leje Drejtimi, nga këto: 6 për pije alkoolike, 41 për shpejtësi dhe 2 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë këshilluar 1.998 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 27 masa për përdorim celulari, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 212 masa të tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Si dhe janë dërguar në OASH, 49 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe gjatë javës në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles