Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Eksperti i Policisë: Ja si e gjetëm Jorgon Zanin në banesë me kokën e fëmijës në duar

$
0
0

eksAgron Hysa specialist në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ka shpjeguar në Opinion të gjithë dinamikën e ngjarjes së Palasës, ku Jorgo Zani masakraoi me hanxhar kushëririn e tij 12 vjeçar.

“Po të bëjmë një analizë, me datë 17 salla e drejt komandimit në Vlorë merr një informacion  që një trup fëmijë është gjetur në rrugë.

Me vajtjen në vendngjarje sipas përshkrimit policia ka gjetur trupin e një fëmije mashkull. Kanë ndjekur gjurmët e gjakut dhe kanë shkuar në shtëpinë e Jorgo Zanit.

Më të vajtur i kanë bërë thirrje të hapë derën, Ka refuzuar dhe policia është futur me forcë dhe kanë gjetur kokën e fëmijës. Ka pasur edhe armë të ftohtë.

Policia duke qenë përpara një situate të tillë ka ndërhyrë.

Nga ana e policisë Jorgo Zani ka qenë i identifikuar edhe më parë. Në bazë të ligjit për shëndetin mendor, të gjithë specialistët e zonës e kanë për detyrë të evidetojnë njerëzit me probleme të shëndetit mendor.

Nuk është evidentuar si person i rrezikshëm.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128