Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Krim në familje, burri mbyt gruan me rrip në Shëngjergj

$
0
0

policia grabitje_2Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në një familje në kryeqytet. Një burrë mësohet se ka mbytur gruan e tij dhe më pas ka telefonuar policinë për ndihmë.

Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje duke arrestuar autorin e krimit, shtetasin Shkëlqim Disha.

Ky i fundit ka vrarë bashkëshorten e tij, Resmie Disha, 31 vjeç, nga Librazhdi.

Policia e kryeqytetit ka zbardhur detajet e vrasjes së në fshatin Shëngjergj.

Mësohet se shtetasi Shkëlqim Disha e ka mbytur gruan me rripin e pantallonave, pas një konflikti për motive xhelozie.

Menjëherë pas krimit, ai ka kërkuar ndihmë në polici për ta shpëtuar gruan, Resmie Disha. Ndërkohë, çifti Disha kanë dy fëmijë të mitur./Sot


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images

Trending Articles