Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

KLSH kallëzon 3 zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, 108 mln dëm

$
0
0

klshKontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht tre zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas KLSH këta persona i kanë shkaktuar 108 milionë lekë dëme buxhetit të shtetit.

KLSH kallëzoi Plarent Ndrecën, sekretar i përgjithshëm në MAS, si dhe dy funksionarë të tjerë.

Ata vlerësohen si përgjegjës për bllokimin e doktoraturave në Universitetet shtetërore.

Sipas KLSH ata kanë kryer shkelje në procedurat e prokurimit.

Auditimi për rastin në fjalë është kryer në periudhën 16 shtator 2013-31 dhjetor 2014, saktësohet më tej në njoftimin për shtyp të KLSH-së.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128