Një i ri nga fshati Çermë Proshk i Lushnjes ka bërë sherr me mjekët në spitalin e Lushnjës dhe ka nisur edhe të thyejë ç’gjeti rrotull, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë.
Por, Edmond Belbës ende s’i kishte zbritur inati dhe iu është vërsulur dhe policëve duke i goditur. Në fund, ai ka përfunduar me pranga dhe me 4 akuza mbi vete.
Policia e Lushnjës njoftoi se “arrestimi i tij u bë pasi në Spitalin Lushnjë ka fyer dhe ofenduar personelin mjeksor, ka thyer një vazo të madhe lulesh, dhe gjatë shoqërimit nga patrulla e përgjithsme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policies, si dhe ka shkaktuar dëmtime në mjetin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Fyerje” parashikuar nga Nenet 236/2, 150, 274, dhe 119 të Kodit Penal.