Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Fotot/Emigranti vetëvritet në aeroport, hidhet nga terminali i Rinasit

$
0
0

rinn

Një emigrant shqiptar ka kryer një akt vetëvrasje ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, teksa ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur që andej.

Veprimi i tij ka ngjallur edhe panik mes udhëtarëve. Sipas informacioneve paraprake shqiptari është një i ri 23-vjeçar dhe banonte në Mynih të Gjermanisë.

Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania me avion dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur është dërguar në spital i pajetë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Nga mediat mësohet se ai quhet Juglend Kapllanaj.

Nuk shpjegohen arsyet që e çuan djalin në vetëvrasje, por thuhet se gjatë hedhjes ai ka bërtitur “Pritmë se do të vij”.

“Është hedhur një person nga terminali brenda aeroportit Nënë Tereza. Nuk e dimë shkakun as mënyrën se si ai ka hipur atje. Në foto dallohet çanta dhe gjaku.”, shkruan një raportues për Jeta Osh Qef.

Policia dhe ambulanca kanë ardhur menjëherë në vendngjarje. Mësohet se ai ka humbur jetën.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128