Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Kapen tre grabitësit e bankës në ish-Bllok, gjendet një pjesë e parave

$
0
0

ban

Pas një pune intensive hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Sektori per Krimet e Renda Ndaj Jetes dhe Prones , Sektori per Operacionet Speciale Dhe Kerkimit, ne Drejtorine  Vendore te Policise Tirane ka zbuluar autorët e  vjedhjes së Bankës BKT në Tiranë, ngjarje e datës 8 gusht 2016.

Sot, me dt 31.08.2016 informojmë publikun se pas nje pune operativo-proceduriale intesive njësitë e Policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”DEPERTIMI” dhe si rezultat, ne oren 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan, autoret e dyshuar të  kesaj ngjarje, shtetasit:

1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,,i denuar me pare per vjedhje,;

2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier  dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar;

3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;

Gjate kontrollit te banesave te ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale

-nje automjet i markes benz tip ML me targe AA205KA

-nje automjet i markes opeal tip corsa me targe AA178NC

-nje shume prej  16.730 dollare amerikane

-nje shume prej 10.480 euro

-2,625.000 leke te vjetra shqiptare

-karta sim dhe aparate celulare

-nje sasi fishekesh arme gjahu

Si dhe sende te tjera qe sherbejne per hapje dyersh brava celsa te ndryshem

Po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128