Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Panik për pasagjerët e nisur nga Rinasi drejt Milanos, avioni pëson defekt

$
0
0

rinasi

Panik dhe frikë për 90 pasagjerët e avionit të “Blu Panorama”. Mësohet se avioni është nisur sot rreth orës 13:30 nga aeroporti i Rinasit për në Milano, por nuk ka mundur ta vijojë udhëtimin për shkak të një defekti teknik, duke u rikthyer në Rinas.

Mësohet se avioni i linjës ajrore Tiranë-Milano fluturoi rreth 19 minuta, por pasi pësoi defekt u ul në Rinas.

Sipas burimeve të aeroportit pasagjerët do të mund të udhëtojnë sërish brenda një kohe të shkurtër drejt destinacionit të tyre, por nuk dihet nëse me të njejtin avion apo jo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles