Një i ri u vu në pranga ditën e sotme nga Policia e Durrësit, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge. Artur Gjergji 27 vjeç nga Durrësi u arrestua në orën 03:30 minuta të ditës së sotme, pasi në makinë kishte 111 kg kanabis, që do ti dërgonte në Itali.
Por Gjergji duket se nuk e ka për herë të parë ndalimin nga policia.
“Më datë 18.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artur Gjergji, vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se në, në rrugën “Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.
Gjergji kishte vetëm 4 ditë që ishte dalë nga qelia.