
Tre gjyqtarët, Gramoz Levanaj, Metush Saraçi dhe relatorja e çështjes Zeqine Sollaku vendosen ndryshimin e masës së sigurisë për Brahjan, nga ajo e “arrestit me burg” në arrest shtëpie.
Tre gjyqtarët që zhvilluan seancën gjyqësore me dyer të mbyllura nuk lexuan arsyetimin e ndryshimit të këtij vendimi, duke u mjaftuar vetëm me fjalët që i ndryshohet masa e sigurisë shtetasit Besnik Brahja.
Nga ana tjetër, prokuroria gjatë parashtrimit të argumenteve të akuzës, kërkoi që Besnik Brahja të vazhdoi qëndrimin në qeli deri në përfundim të hetimeve. Sipas akuzës, Besnik Brahja nuk ka bashkëpunuar me prokurorinë për të treguar të vërtetën në lidhje me punësimin e 17 vjeçarit Gjoklaj, edhe pse ishte përgjegjësi I punëtorëve. Si dhe nuk ka pranuar se 17 vjeçari ishte punonjës i kompanisë, duke pretenduar se nuk i njihte pasi punësimin e bënte vet administrator i kompanisë 3R që tashmë është në kërkim Edurim Teqja.
Pavarësisht kërkesës së prokurorisë që Besnik Brahja të qëndroi në burg, gjykata urdhëroi lirimin e tij, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sipas akuzës, Edurim Teqja administrator i kompanisë “3R”, kishte punësuar si përgjegjës të punëtorëve shtetasin Besnik Brahja i cili kontrollonte përgjegjësit e turneve që kishin në varësi punëtorë të ndryshëm, që kryenin selektimin e mbeturinave brenda landfillit të Sharrës. Përgjegjësi i turnit, kur mendohet se është vrarë Ardit Gjoklaj ka qenë shtetasi Defrim Hakrama, i cili nuk ka pranuar se 17 vjeçari ishte punonjës i kompanisë së selektimit të mbeturinave. Gjithashtu për këtë ngjarje është arrestuar edhe shoferi i eskavatorit Edmond Kallari i dyshuar si personi që mund të ketë vrarë nga pakujdesia punëtorin 17 vjeçar Gjoklaj. Sips akuzës, kompania 3R dyshohet se kishte punësuar në landfill persona nën moshë, të pasiguruar si dhe pa kushte minimale të punës. Për punësimin e këtyre punëtorëve, mësohet se merrej vetë administratori o shpallur në kërkim Edurim Teqja, i cili me ndihmën e ekonomistit shpërndante edhe pagesat.
Burimet nga akuza, thonë se ka qenë një punëtor i kompanisë së sigurimit të rrethimit të landfillit, ai që ka pranuar se 17 vjeçari ka qenë u punësuar pranë shoqërisë “3R” për selektimin e mbetjeve, kur edhe gjeti vdekjen./ABC News