Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Foto/ Operacion policor në Pukë e Fushë Arrëz. Kanabisi ruhej me armë, 2 trafikantë në pranga

$
0
0

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Pukë dhe Fushë Arrëz të quajtur “Pisha e Zezë” ku ka sekuestruar kanabis dhe armët e trafikantëve, treguar në fotot më poshtë. Dy persona u arestuan dhe një i tretë u shpall në kërkim.

Operacioni  u zhvilua në vendet e quajtura “Lugina e Seftes” në fshatin Dom, si dhe në fshatin Mushte dhe Srriqe kundër kultivimit të bimëve narkotike në këto zona.

Vetëm në vendin e quajtur “Lugina e Seftes” fshati Dom janë kostatuar në 6 parcela me 1060 bimë kanabis ndërsa në fshatin Mushte janë gjetur 640 degë bimesh gjysëm të thara si dhe 59.185 kg boçe të kesaj bime.

Policia identifikoi autorët: Zef Gjergji, 56 vjeç, banues në Lezhë dhe Fran Frroku, 49 vjeç, edhe ai banues në Lezhë, që u arrestuan.

Ndërkohë, në fshatin Srriqe të Fushë Arrzit, gjatë kontrollit janë konstatuar në 5 parcela me 3686 bimë kanabisi dhe u sekuestruan2 armë zjarri automatik mod-56 dhe 2 aparate telefoni celular.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autor i dyshuar i kultivimit është shtetasi B. P, 61 vjec, banues në Dukagjin i Ri , i cili u shpall në kerkim.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve te lartpermendur, i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, “Kultivim i bimëve narkotike”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 283-25 , 284 e 278 të Kodit Penal.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images