Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Përdhunoi vajzën në pyll, Gjykata: Arrest me burg për babain

$
0
0

dhune-1-550x348Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Guri Përgjegjin, babain që përdhunoi vajzën e tij 15-vjeçare disa ditë më parë.

Vet autori ka mohuar ngjarjen, ndërsa ekspertiza konfirmoi se e mitura ishte përdhunuar nga 46-vjeçari.

Vajza dhe vëllai i saj i vogël kanë shkuar të jetojnë te kushërinjtë e babait, pasi askush nuk mund të kujdesej për ta.

Fëmijët jetonin me babain e tyre dhe me njerkën, pasi e ëma u ka vdekur disa vite më parë në një aksident.

Pasi u zbulua ngjarja e rëndë e përdhunimit, edhe njerka e tyre u largua nga banesa. Në të tilla kushte, fëmijët kanë shkuar tek kushërinjtë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128