Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Identifikohet i plagosuri tek Rruga e Kavajës, u zhduk pas konfliktit dhe nuk shkoi në spital

$
0
0

policia-tirane_1_3_8-1Zbardhet emri i personit të plagosur dje tek rruga e Kavajës. Ai quhet Nelgert Astrit Pata, 34 vjeç, që nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe si rrjedhim, nuk figuroi në njoftimin e policisë.

Por, sot ka rezultuar se ai ka qënë shënjestra e atentatit që u bë dje rreth orës 15:30 në një lokal  ‘Rrugën e Kavajës’ pranë parkut të autobusëve edhe pse u zhduk nga vendi i ngjarjes i plagosur.

Sipas policisë, qenë tre persona që u konfliktuan me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre qëlloi me armë e deri dje, asnjë person nuk  rezultonte i dëmtuar nga të shtënat.

Njoftimi i djeshëm i Policisë së Shtetit:

“Tek Salla Operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë ka ardhur një telefonate se  është dëgjuar  një e shtënë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet   e policisë ku eshte konstatuar se:

Dyshohet se tre persona jane konfliktuar per motive ende te paqarta tek ish parku i autobuzeve dhe njëri prej tyre ka qelluar një here  me pistoletë  në drejtim të një personi dhe  janë larguar menjëherë.

Si pasojë e kësaj ngjarje deri tani  nuk ka persona te demtuar  .

Jane shoqeruar dy prej personave të dyshuar te perfshire konflikt.

Policia ne vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128