Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Foto/ Itali, aksidenti i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar

$
0
0

mfront_incidentej-e1471717264999-1Rritet në dy bilanci i viktimave të shkaktuara nga aksidenti i ndodhur rreth orës 15:15 të ditës së djeshme në Itali.

Pas një 17-vjeçari italian nga Terlizzi, Giuseppe De Chirico, i vdekur menjëherë pas aksidentit, një tjetër 17-vjeçar me origjinë shqiptare, Armando Bali, rezident në Terlizzi, ka humbur jetën, raportojnë sot mediat lokale.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo-n, në San Martino.

Të dy viktimat udhëtonin me motor. I riu shqiptar ishte shtruar në reanimacion në spitalin Bonomo të Andria-s, por ka humbur betejën me vdekjen.

I lindur në vitin 1999, shqiptari ishte i dashuruar me volejbollin dhe jetën, shkruajnë mediat lokale.

Një pasion i lindur në bankat e shkollës dhe me skuadrën e të rinjve të Trelicium Supervolley. I qetë dhe një djalë që rrezatonte lumturi, ai frekuentonte shkollën e mesme, dhe pas disa javësh, do të fillonte edhe vitin e katërt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles