Ish-gruaja e Avni Metrës, shqiptarit që ka jetuar në Britani dhe që akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë ka deklaruar se ai e ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur përgjatë 14 viteve martesë.
Linda Lami, e cila ka edhe një fëmijë me 53-vjeçarin në një intervistë për Daily Mail, është shprehur se burgu është pak për të, ai duhet të “digjet i gjallë” për vrasjet e tmerrshme që ka kryer.
Ajo shprehet se e ka denoncuar atë për marrëdhënie seksuale me dhunë, por që policia nuk është bindur.
Ish-bashkëshortja e 53-vjecarit, Linda Lami, e cili tani ka një partner të ri, një punë të qëndrueshme dhe jeton në periferi të Londrës, tha se denoncimet për përdhunim i ka bërë dy vjet më parë, edhe më parë se të bëhej investigimi i Daily Mail.
Avni Metra pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vjet burg.
Ai kishte emigruar prej vitit 1998 në Britaninë e Madhe dhe kishte përfituar një pasaportë si kosovar.
Që ai ishte dënuar për vrasje, u zbulua nga disa gazetarë të Daily Mail./ORA