
Metra kishte ardhur në Britani në vitin 1998, duke u paraqitur si shqiptar i Kosovës, duke marrë edhe shtetësinë britanike. Gjatë seancave të ekstradimit në gjykatën Westmintser në Londër, ai tha disa herë: “Nuk ka drejtësi në Shqipëri, atje ka vetëm korrupsion”.
Metra po ashtu si argument mbrojtës përdori edhe faktin e pasjes së të drejtës së jetës private dhe familjare në Britani. Por gjykatësja e çështjes, Margot Coleman vendosi ekstradimin e tij në Shqipëri.
Metra u arresua muaj më parë pas një informacioni dhënë policisë britanike nga tabloidi “Daily Mail”. Gykatësja Coleman i tha vrasësit shqiptar: “Jeta jote në këtë vend është e bazuar në gënjeshtër”, duke iu referuar këtu paraqitjes së tij si shqiptar i Kosovës.
53-vjeçari kishte përdorur nenet 6 dhe 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në betejën e tij ligjore kundër ekstradimit. Por gjyktësja tha se, “Britania ka esktraduar shumë njerëz në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim”.
Ndërkohë, vrasësi shqiptar nuk ka të drejtë të shohë fëmijët e tij pa leje të posaçme, sipas një urdhëri gjykate, për shkak të dhunës në familje dhe urdhërit të mosngacmimit ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Rasti i vrasësit të dyfishte shqiptar do t’i dërgohet si procedurë ministres së Brendshme britanike, e cila do të vendosë përfundimisht për dërgimin e ose jo të tij në Shqipëri. Deri atëherë ai do të qëndrojë në arrest policor.
/ Top Channel