Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, i raportuar në portalin “Komisariati Dixhital”. Asgjësohen 2.011 bimë kanabisi ë dy parcela të hapura rishtas në një zonë të thepisur dhe të pyllëzuar në teritorin e fshatit Peshk të Martaneshit. Shpallen në kërkim dy kultivuesit.
Pas një informacioni të raportuar në Portalin Komisariati Dixhital dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, u bë e mundur goditja e rasti të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht:
Në vendin e quajtur Xixell të fshatit Peshk, Krastë, në një vend shumë të thepisur dhe të rrethuar me pemë dushku janë konstatuar dy parcela afër me njëra- tjetërn të kultivuara me bimë narkotike. Ati ishin kultivuar 2011 rrënjë kanabis që u asgjesuan me djegie.
Pas hetimeve, u bë shpallja në kërkim e dy shtetasëve si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike , N.G, 39 vjeç dhe G.P 30 vjeç, banues në fshatin Peshk të Martaneshit.
Dosja në ngarkim te shtetasve N. G. e G.P do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike’.