Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

“Më mirë në burg, se më babain”, historia e 26-vjeçarit shqiptar

$
0
0

shqiptariAi ishte lënë në arrest shtëpie, ndërsa akuzohej për një grabitje qershorin e kaluar në Milano.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Dëfrim Murrja, i cili ka shkuar në polici me kërkesën e çuditshme: Me arrestoni, më mirë në qeli, se në shtëpi me babain.

Ai ka shkuar në komisariatin e policisë në Savona dhe ka treguar se nuk mund të duronte më të ndante ambientet me të atin, pasi prej kohësh grindeshin.

“Unë nuk e dija se ku të shkojë ndaj erdha këtu”, ka thënë i riu shqiptar.

Por pasi ka qëndruar një natë në qeli, gjykatësi e ka dërguar sërish atë në shtëpi, në pritje të seancës gjyqësore deri në 20 shtator./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128