Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Grabitja spektakolare në bankë, jepet masa e sigurisë

$
0
0

grabitjaDy te arrestuarit e vetëm per grabitjen ne nje banke te nivelit te dyte ne zemër te ish-Bllokut, dolën sot para Gjykatës per masën e sigurisë.

Drejtori i filialit të bankës Luigj Gjonaj dhe shefi i sigurisë Florian Skara, akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabitjen e bankës, pasi sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten dhe të shtunën.

Burime nga Gjykata bejne te ditur se te arrestuarit kane dhënë deklarimet e tyre mbi veprimet qe kane kryer kur jane njoftuar me rastin, duke mohuar te jene përfshire ne vjedhjen spektakolare.

Pasi dëgjoi palët, Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje per drejtorin Gjonaj dhe arrest me burg per shefin e sigurisë.

Ndërkohe, burime nga Prokuroria bene te ditur se kamerat e sigurisë se bankës dhe disa subjekteve pranë saj kane fiksuar disa prej veprimeve te grabitësve.

Por identifikimi i tyre është i vështire, pasi ata kane qene te maskuar dhe ndriçimi ka qene i dobët.

Nga ana tjetër, sendet e gjetura ne bodrumin nga ky hynë grabitësit, po ekzaminohen per gjurme ne laboratorin shkencor te policisë.

Ne grabitjen e te shtunës u moren ne kasafortën e bankës rreth 21 milionë leke.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128