Në Policinë e Tiranës, një vajzë 17-vjeçare denoncoi komshiun për përdhunim. Siç vajza pretendonte ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e saj në rrugën “Halit Bega”, në kryeqytet.
Menjëherë pas denoncimit, policia rrethoi të gjithë vendin dhe brenda ditës arriti të kapte në flagrancë autorin e përdhunimit, 17-vjeçarin E.D.
Çështja iu kalua prokurorisë, por sipas saj referuar raportit mjeko-ligjor, vajza nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale kohët e fundit dhe nuk kishte shenja dhune në trup.
Kjo ishte prova kryesore që e la të lirë 17-vjeçarin, pasi u vërtetua që vajza kishte gënjyer.
Sipas hetuesve vajza mund të ketë gënjyer, për tu hakmarrë ndaj komshiut për shkak të ndarjes së tyre disa kohë më parë. Megjithatë pritet deklarata e vetë 17-vjeçares, e cila është e akuzuar për moskallëzim krimi.