Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Korçë, motori përplaset me automjetin

$
0
0

aksNjë çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur rëndë paraditen e kësaj te marte, pas nje aksidenti në hyrje të qytetit të Korçës.

Arjan dhe Eva Çaushi, ishin duke udhëtuar me një motor pa targa, kur janë përplasur nga një makinë që drejtohej nga Romeo Xhaçka.

Nga hetimet e para të policisë, mësohet se automjeti po udhëtonte drejt qytetit kur motori me te cilin udhëtonin bashkëshortet Çaushi, ka dale në mënyre të papritur nga një rruge dytësore, duke mos i dhënë mundësi shoferit të evitonte përplasjen.

Bashkëshortet janë dërguar në spitalin e Korçës, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Në tre vitet e fundit, në këtë zone periferike te Korçës, janë regjistruar dhjete aksidente me pasoje vdekjen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128