Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video/ Aksident në Laprakë makina kapërcen trafikndarësen dhe përplaset me furgonin

$
0
0

laprake-aks_1470324780-8372519Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, shumë pranë kryqëzimit të Laprakës, në Tiranë.

Sikurse duket edhe në videon e dërguar nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, në të janë përfshirë një furgon mallrash dhe një automjet.

Sipas personit që i ka dërguar pamjet, nuk besohet të ketë të lënduar në njerëz, përveç dëmeve materiale.

Policia ka shkuar e para në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit, si dhe për të menaxhuar trafikun e krijuar si pasojë e përplasjes./TCH/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles